75 Mall Live Search
11:57 / E Premte, 05 Mars 2021 / OSH

Rrethohet komuna e Pejës me shirita , Muhaxheri: S’ka asnjë aksion, opozita po “xhiron film”

Disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë parë para oborrit të Komunës së Pejës para pak minutash.

Mirëpo, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri për IndeksOnlinen ka thënë se nuk është duke u zhvilluar asnjë aksion i policisë në këtë komunë por policia po e siguron objektin.

Sipas tij, opozita është duke e mbajtur një aksion të cilin Muhaxheri e cilësoi si “një film”.

“Jo nuk ka asnjë aksion, policia po e siguron objektin e komunës pasi opozita po xhiron një “film” aty”, tha ai./IndeksOnline/