16:21 / E Enjte, 28 Maj 2020 / indeksADMonline

Rrethohet me policë edhe Gjykata Kushtetuese

Forca të shtuara të Policisë janë parë pasdites së sotme në disa pjesë të Prishtinës. Disa prej tyre po qëndrojnë në sheshet kryesore të Prishtinës, e të tjerë janë parë rreth objektit të Gjykatës Kushtetuese. Është rrethuar edhe pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Në orën 17 pritet të nisë ‘përfomanca’ e Lëvizjes Vetëvendosje, ku pritet të marrin pjesë rreth pesë mijë veta në sheshet kryesore të Prishtinës.

Policia i ka thënë se forcat u shtuan pasi do të kujdesën për sigurinë publike gjatë ilustrimit të protestës që LVV e ka paralajmëruar për sot.

“Policia e Kosovës konfirmon se do të kujdeset për ruajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike si dhe mbarëvajtjen e këtij akitiviteti”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.