75 Mall Live Search
20:40 / E Shtunë, 16 Mars 2024 / MSH

Rrethohet një shtëpi në Nju Xhersi, policia po kërkon një të dyshuar për vrasjen e tre personave

Një i dyshuar i armatosur në një seri të shtënash vdekjeprurëse në Pensilvani është barrikaduar brenda një shtëpie në Nju Xhersi, raporton BBC.

Policia amerikane tha se i dyshuari qëlloi për vdekje tre persona në Falls Township të shtunën, përpara se të ikte nëpër linjat shtetërore për në shtëpinë në Trenton, transmeton Indeksonline.

“Banorët ishin në shtëpi kur i dyshuari hyri brenda, por që atëherë ata janë evakuuar në mënyrë të sigurtë”, shtoi policia.

I dyshuari besohet të jetë një 26-vjeçar i cili ishte i njohur për viktimat.

Sipas policisë së qytetit Middletown të ​​Filadelfisë, i dyshuari mendohet të jetë i pastrehë, por kryesisht qëndron në zonën e Trentonit.

Njerëz të lidhur me të dyshuarin ishin në mesin e viktimave në Falls Township, duke përfshirë një fëmijë.