08:27 / E Martë, 25 Maj 2021 / AR

Rrethrrotullimi në Fushë Kosovë mbulohet nga bari, rritet rreziku për aksidente

Rrethrrotullimi në Fushë Kosovë, saktësisht te Zona Industriale nuk është në gjendje të mirë. Në pamjet që ka siguruar Indeksonline shihet se është mbuluar nga bari.

Në atë vend, bari është rritur mjaft shumë teksa edhe po vështirëson qarkullimin dhe rrit rrezikun për aksident në trafik.

Komuna e Fushë Kosovës deri më tani nuk ka marrë asnjë veprim për të evituar barin e tepërt dhe shmangur rreziqet e mundshme.

Më poshtë pamjet: