12:12 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

Rrezarta Krasniqi, më e votuara e LDK-së në Vushtrri, pas Vjosa Osmanit

Të dielën janë mbatur zgjedhjet parlamentare në vendin tonë.

Qytetarët shfrytëzuan të drejtën për votim, derisa KQZ-ja sipas rezultateve preliminare zgjodhi Lëvizjen Vetëvendosje si të parën, duke pasuar nga LDK-ja dhe PDK-ja.

Ndonësë jozyrtarisht, janë publikuar disa nga votat që kanë marrë kandidatët për deputetë në disa komuna, transmeton Indeksonline.

Vushtrriasit në listën e LDK-së, më së shumti e kanë votuar Vjosa Osmanin, ndërsa e dyta sipas votave është Rrezarta Krasniqi.

Këta janë më të votuarit e LDK-së në Vushtrri:

Vjosa Osmani- 5641vota

Rrezarta Krasniqi – 4245 vota

Hysni Gërguri – 3153 vota

Lumir Abdixhiku – 1142 vota

Faton Peci – 1111 vota dhe

Marigona  Lala – 1025 vota