Rrezik në Dollc të Klinës/ Shoferi me kamionetë futet në kah të kundërt të rrugës Prishtinë-Pejë (Video)
Një shofer kamionete është parë duke lëvizur në kahun e kundërt në segmentin e ri të rrugës Prishtinë-Pejë, në Dollc të Klinës, duke rrezikuar seriozisht automjetet e tjera në trafik.
Në videon e siguruar nga IndeksOnline shihet kamioneta teksa ecën me shpejtësi, ndërsa automjetet i vijnë përballë.
Nuk dihet ende nëse policia është njoftuar apo ka ndërhyrë për këtë rast.

