75 Mall Live Search
15:43 / E Mërkurë, 23 Prill 2025 / k.v

Rrezik në qendër të Podujevës, shtylla e energjisë dhe internetit gati për t’u rrëzuar (Video)

Një shtyllë druri që mban telat e energjisë elektrike dhe rrjetit të internetit është gjysmë e rrëzuar në mes të rrugës, në qendër të Podujevës, duke rrezikuar seriozisht sigurinë e qytetarëve, transmeton IndeksOnline.

Sipas banorëve të zonës, rasti është raportuar tek institucionet përkatëse, mirëpo deri në këto momente nuk është ndërmarrë asnjë veprim konkret për ta larguar rrezikun.

Qytetarët kërkojnë reagim të menjëhershëm nga KEDS-i dhe institucionet komunale, në mënyrë që të shmanget ndonjë fatkeqësi./IndeksOnline/