Rrezik nëpër rrugët e Kosovës, gara me vetura si në “Fast and Furious” (video)

Garat me vetura janë bërë të përditshme nëpër rrugët e Kosovës, të cilat po paraqesin rrezik të madh si për vetë ata ashtu edhe për pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.
Indeksonline ka siguruar pamje të bëra sonte rreth orës 18:00, teksa shoferët garojnë mes vete me shpejtësi marramendëse.
Pamjet janë xhiruar në autostradën Prishtinë – Ferizaj.
Edhe në autostradën Trudë-Mazgit sot rreth orës 16:00 ishte përgatitur një garë mes disa veturave, në të cilën intervenoi Policia e Kosovës.