Rrezik për “katastrofë humanitare” në Mariupol

Kryetari i Mariupolit, Vadym Boychenko ka thënë se rreth 160 mijë civilë janë të ngujuar në qytetin e Mariupolit, pa rrymë.
26 autobusë janë në pritje për të evakuuar civilët, por forcat ruse nuk janë pajtuar për tu krijuar atyre kalim të sigurt, ka thënë ai.
“Federata ruse po luan me ne”, ka thënë ai.
Rusia mohon se ka target civilët dhe fajëson Ukrainën që vazhdimisht po dështon në marrëveshjet për korridoret e sigurta për civilët.