Rrezik për lëshimin e orteqeve në Kosovë

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës njofton se, pas reshjeve të fundit të borës të përcjellura me erëra të forta, disa pjesë në zonat malore të rajonit tonë kanë rrezik potencial për lëshimin e orteqeve.
Në njoftimin e tyre thonë se rreziku kryesor është në zonat mbi pyjore, por eksiston edhe rreziku në zonat pyjore dhe ndërpyjore, raporton Indeksonline.
Njoftimi i plotë:
Kujdes Ortek ⚠️
Pas rreshjeve të fundit të borës të përcjellura me erëra të forta, disa pjesë në zonat malore të rajonit tonë kanë rrezik potencial për lëshimin e orteqeve.
Sidomos faqet e drejtimeve gjeografike:perëndim, veri perëndim dhe disa drejtime të tjera që kanë qenë nën ndikimim e faktorëve të lartpërmendur.
-Rreziku kryesor është në zonat mbi pyjore, por eksiston edhe rreziku në zonat pyjore dhe ndërpyjore.
-Mos skijoni jasht shtigjeve të skijimit!
-Bjeshkatarë evitoni aktivitetet e juaja në pjerrësitë 30~45°.
-Zhvilloni aktivitetet e juaja në vende të sigurta dhe jo të ekspozuara.
-Përdorimi i pajisjeve të sigurise për ortek është i domosdoshëm!
Për çdo uegjencë kontaktoni:
112
+38349840228