18:26 / E Diele, 27 Shtator 2020 / indeksADMonline

Rrezikohet derbi i Serie A, shi i madh në Romë

Nga ora 20:45 zhvillohet derbi i javës së dytë të Serie A.

Në Olympico Roma i pret kampionët në fuqi, Juventusin, shkruan Indeksonline.

Por pak më shumë se dy orë para fillimit të ndeshjes, shi i madh është duke rënë në kryeqytetin italian.

Në disa video shihet se fusha e stadiumit është e mbuluar por nëse vazhdon kështu ndeshja mund të anulohet. /IndeksOnline/