75 Mall Live Search
22:26 / E Diele, 23 Korrik 2023 / C E

Rrezikohet transferimi i Fabinhos tek Al Ittihad për shkak të qenve të tij

Transferimi i Fabinhos (ish-lojtar i Liverpoolit) tek Al Ittihad, në Arabinë Saudite, është  në rrezik për shkak të qenve të tij.

Orët e fundit, mediet angleze kanë raportuar se braziliani ka hasur probleme serioze me plotësimin e dokumentacionit që qentë e lojtarit të udhëtojnë drejt Arabisë Saudite.

Arsyeja është raca e qenve të Fabinhos: Bulldogs francez. Kjo racë është e ndaluar në vendin arab, pasi konsiderohet e rrezikshme. Racat e tjera të ndaluara gjithashtu në këtë vend janë: Rottweilers dhe Pitbulls.