Rrezikoi jetën nga përmbytjet! Këngëtarja e njohur rrëfen tmerrin (Foto)
Përmbytjet masive që kanë përfshirë të gjithë vendin, kanë pasur emergjencën e evakuimit të shumë personave dhe sigurisht në situata të tilla jo vetëm njerëzit e zakonshëm kanë nevojë për ndihmë , por edhe VIP-at mund të gjenden në situata të jashtëzakonshme.
Një situatë të tillë kanë pasur edhe 4 artistë shqiptarë, pasi Këngëtarja Eranda Libohova së bashku me kolegët Kastriot Tusha, Kejsi Tola dhe violinistin Zeqir Sulkuqi kanë mbetur të bllokuar në Fushë-Krujë pasi makina e tyre ka qenë e zhytur në ujë.
Fatmirësisht artistët kanë arritur të shpëtohen FNSH dhe Ernada ka shpërndarë edhe një postim falenderues për ta.
“Si fillim jam shendoshe e mire…Ishim nisur drejt Prishtines per te marre avionin e linjes Prishtine -Zyrih. 12 vjet pa fluturuar vendosa te sfidoj friken…u tremba nga ajri, por uji paskesh qene më keq. Falenderoj FNSH (forcat e nderhyrjes se shpejte) qe me shpetuan jeten mua e kolegeve te mij artiste Kastriot Tusha Kejsi Tola,e Zeqir Sulkuqi… kjo eshte foto me nje nga efektivet e FNSH-se Genti Hyka mbas operacionit te shpetimit ne Fushe –Kruje”, shkruan Eranda.