75 Mall Live Search
21:45 / E Shtunë, 23 Korrik 2022 / OSH

Rrezikoi të mbytej në Vlorë, 6-vjeçarja dërgohet në spital, si është gjendja e saj

Një 6-vjeçare ka rrezikuar të mbytet në Vlorë, në plazhin “Uji i Ftohtë”. E mitura është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.07.2022, rreth orës 20:00, është paraqitur për ndihmë mjeksore në spitalin e Pediatrisë Vlorë, një shtetase e mitur, e moshës 6 vjeçe, e cila ka rrezikuar të mbytet në plazhin “Uji i Ftohtë”. 6-vjeçarja ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.