17:42 / E Martë, 28 Mars 2023 / k.v

Rrezikojnë jetën duke kaluar rrugën nga njëra anë në tjetrën (Video)

Mungesa e mbikalimeve apo nënkalimeve po iu sjell telashe të mëdha udhëtarëve në rrugën Prishtinë-Pejë.

Udhëtarët sapo zbresin nga autobusi kalojnë rrugën nga njëra anë në tjetrën ani pse aty lëvizin automjetet me shpejtësi të madhe.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar një video ku shihet qartë se sa të rrezikuar janë udhëtarët në këtë zonë.

Rikujtojmë se para pak dite një këmbësor derisa po e kalonte rrugën në Veternik të Prishtinës u godit për vdekje nga një veturë në lëvizje./IndeksOnline/