Rrezikon jetën, harron të ndezur qiriun aromatik dhe e zë gjumi
Lë të ndezur një qiri aromatik dhe rrezikon që të vdesë. Farrah Lorrel Fraser, nga West Midlands, Angli, ndezi një qiri me aromë vaniljeje, por pak më vonë e zuri gjumi.
Gjatë gjithë kohës që flinte qëndroi në dhomë duke thithur tymin e qiriut dhe kur u zgjua u ndie shumë keq.

“E ndeza qiriun aromatik dhe hyra në banjo për rreth një orë. Më pas më zuri gjumi para se të merrja turnin e punës dhe kur u zgjova më dilte mukozë e zezë nga hunda”, tregon e reja në Facebook, ku publikon dhe fotografi.
Tymi i qiriut i kishte shkaktuar një helmim në atë farë feje sa që nëse do të kishte vazhduar edhe pak, rrezikonte që të ndodhte ndonjë tragjedi.

E reja lajmëroi ndihmën e shpejtë pasi nuk po mbushej dot me frymë. Mjekët i thanë se nëse do kishte vazhduar të qëndronte edhe pak më gjatë e mbyllur në dhomë, me gjasë mund të kishte gjetur vdekjen, shkruan noa.al.
Për këtë arsye Farrah, falenderon gjithë personat që i erdhën në ndihmë si dhe parandalon të tjerët që të mos e pësojnë si ajo.
