75 Mall Live Search
15:19 / E Shtunë, 02 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Rrezikon jetën për të shpëtuar kobrën që ngeci në gropë, ai e kafshon

Gjarpërinjtë janë frika e shumicës së njerëzve në këtë botë, por jo edhe të djaloshit në videon e mëposhtme.

Ky person i quajtur Sanil, sakrifikoi jetën e tij dhe u fut në gropën e thellë duke rrezikuar jetën, për të shpëtuar një kobra, transmeton Indeksonline.

Pasi largoi kobrën nga guri ku kishte ngecur dhe ra në ujë, djaloshi lëshohet edhe më poshtë për të kapur prapë gjarprin.

Për një moment, kobra që konsiderohet njëri ndër llojet e gjarprit më helmues në botë, e kafshoi Sanilin në këmbë.

As kjo nuk  e ndali Sanilin që të vazhdoj punën e tij dhe e nxori kobrën jashtë gropës së thellë.

Kur kobra doli në tokë, u fsheh nën një dru aty afër, nga ku djaloshi e nxjerri prapë dhe e futi në një thes. /Indeksonline/