Rrezikon veten dhe të tjerët, nget makinën në anën e kundërt, në autostradën Prishtinë-Prizren

Anipse nuk lejohet një gjë e tillë, dikush vendosi që ta drejtonte makunën në anën e kundërt në autostradën që lidh Prishtinën me Prizrenin.
Në një video të dërguar në redaksi të Indeksonline shihet se si dje një shofer nuk hezitoi aspak që ta ngiste makinën në anën e kundërt, duke rrezikuar veten e shumë pjesëmarrës të tjerë të komunikacionit në këtë anë.
E gjithë kjo ndodhi në autostradën Prishtinë-Prizren, teksa duhet përkujtuar që ngjarje të tilla kemi parë shpesh herë nëpër Kosovë./Indeksonline/