75 Mall Live Search
19:56 / E Shtunë, 30 Janar 2021 / Blerim

Rreziku ka emrin Juventus, ‘zebrat’ janë rikthyer

Skuadra e Juventusit është rikthyer në formë fantastike në Serie A.

Klubi i Andrea Pirlos ka arritur një fitore të madhe në udhëtim te skuadra e Sampdorias me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Pjesa e parë u mbyll me epërsi minimale 1 me 0 me golin e shënuar nga Chiesa.

Kurse në pjesën e dytë, Juventus shënoi në minutën e fundit edhe golin e dytë – me anë të mesfushorit Ramsey.

Me këtë fitore Juve tregon çartë se është në garë për titull të Serie A. Tani ‘zebrat’ kanë 39 pikë, shtatë pikë më pak se lideri Milan [46].

Kurse Sampdoria edhe pas kësaj humbje mbetet në pozitën e 10-të me 26 pikë./IndeksOnline/