Rreziku më i madh për mbrojtjen e Kosovës, Isak shkoi te Liverpooli dhe mënjëherë iu bashkua grupit te Suedia!

Futbollisti më i përfolur gjatë merkatos së verës, Alexander Isak do të luajë me Kombëtaren e Suedisë në dy ndeshjet e muajit shtator.
Ai i kishte disa ditë të ngjeshura, pasi fillimisht shkoi në Liverpool për të nënshkruar me klubin nga Premier League dhe më pas iu bashkua grupit të Suedisë, shkruan Indeksonline
Ndryshe nga Edon Zhegrova që iu bashkua Juventusit dhe ka zgjedhur të mos vijë te Kosova, Isak-u pas transferimit “bomb” te “The Reds” nuk e ka lënë anash shtetin e tij.
Ai do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet, fillimisht kundër Sllovenisë dhe më pas kundër Kosovës në “Fadil Vokrri”.
Pikërisht Isak është lojtari më i rrezikshëm te Suedia dhe mbrojtësit “dardanë” do ta kenë shumë problem ballafaqimin kundër tij./Indeksonline/
Alexander Isak 💫🇸🇪 pic.twitter.com/OpBQmRkD4t
— Svensk Fotboll (@svenskfotboll) September 2, 2025