Rreziku nga COVID-19 ende i pranishëm, por në Mal të Zi nuk respektohet as distanca!

Anipse rreziku nga virusi COVID-19 është tejet i lartë, në Mal të Zi nuk po respektohen aspak masat anti-COVID të cilat janë të përcaktuara thuajse në gjithë botën.
Në një video të siguruara nga Indeksonline shihet qartë se nuk ka aspak distancë sociale në mes të pranishmëve në një pishinë të hapur.
Madje aty vërehet tollovi e madhe mes njëri-tjetrit, duke rritur kështu edhe më tepër mundësinë e infeksionit.
Në Mal të Zi vazhdon të ketë numër të madh të të infektuarve me koronavirus, ku deri tani numri i konfirmuar ka arritur në 3 mijë e 930 persona.
Në pikën kufitare me Malin e Zi, kosovarëve vazhdohet t’u kërkohet testi virologjik, me metodën PCR që demonstron se të njëjtët kanë rezultuar negativ në këtë testim./Indeksonline/