75 Mall Live Search
12:57 / E Hënë, 09 Mars 2020 / indeksADMonline

Rreziku nga coronavirusi, 237 të vdekur në Iran, lirohen përkohësisht 70.000 të burgosur

Gjykatat në të gjithë Iranin kanë marrë vendimin për lirimin e përkohshëm të të burgosurve për të kufizuar përhapjen e coronavirusit.

Njoftimin e dha shefi i gjyqësorit Hojatoleslam Ebrahim Raeisi sipas agjencisë gjysmë zyrtare të lajmeve Tasnim ditën e sotme.

”Të burgosurit që kanë probleme shëndetësore u është dhënë përparësi në dhënien e lejes’‘, shtoi Raeisi.

Të martën e kaluar, Irani njoftoi se do të lirojë përkohësisht më shumë se 54.000 të burgosur në një përpjekje për të parandaluar përhapjen e virusit, sipas agjencisë së lajmeve gjysmëzyrtare të vendit ISNA, duke përmendur zëdhënësin e gjyqësorit Gholamhossein Esmaili.

Irani është ndër vendet më të prekura nga voronavirusi me 237 të vdekur dhe 6.566 të infektuar.