Rreziku nga shembja e gurëve në rrugën Pejë-Rugovë, policia apelon për kujdes
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi të shtuar gjatë këtyre ditëve, nё rrugën Pejё-Rugovё, pasi që mundësia e shembjes së gurëve është e madhe.
“Duke u bazuar nё rastet qё kemi pasur ditёvё tё fundit nё kёtё rrugё, ku kemi pasur dёmё materiale dhe persona tё lënduar, pёr shkak tё reshjeve tё vazhdueshme atmoferike, mundёsia e shembjes sё gurёvё ёshtё mё e madhe, kёrkojmё nga qytetarёt tё kenё kujdes tё shtuar, pёr tё shmangur ndonjё aksident”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Policia mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët dhe apelon për bashkëpunim./Indeksonline/

