75 Mall Live Search
23:01 / E Hënë, 16 Mars 2020 / indeksADMonline

“Rreziku për kolapsin e ekonomisë, dukshëm më i madh se rreziku i vdekjeve nga koronavirusi”

Situata në vendin tonë vazhdon të jetë e rënduar për shkak të pandemisë koronavirus.

Qytetarët e Republikës së Kosovës, ka thuajse një javë qysh pas përhapjes së këtij virusi në shtetet fqinje e më pas dhe vet vendin tonë, që po shterrin raftet e markteve për t’u furnizuar me rezerva.

Ndërsa, interesimi më i madh është për miell, ku po presin para pikave të shitjes me orë të tëra e në radhë të gjata për të blerë, nga frika se do të shterrojë.

Në anë tjetër, Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, ka bërë thirrje që mos krijohet panik sepse ka mjaftueshëm rezerva ushqimore.

Por, ndryshe thotë përmes një postimi Ardi Shita nga Oda Ekonomike e Kosovës.

I njëjti ka thënë se rreziku për kolapsin e ekonomisë është më i madh se rreziku i vdekjeve nga virusi korona, nëse vazhdon e njëjta situatë./Indeksonline