10:08 / E Mërkurë, 22 Maj 2019 / indeksADMonline

Rrëzim i Qeverisë “Haradinaj”, Albin Kurti takohet me mëngjes me Isa Mustafën

Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në hotelin “Sirius” në Prishtinë.

Takimi i dy liderëve të opozitës padyshim se ishte rreth kërkesës për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë “Haradinaj”.

Mustafa dhe Kurti diskutuan 2 orë në një takim të mbyllur për media.

“Po, jam takuar me z.Mustafën. Gjatë ditës do të deklarohem rreth takimit”, është shprehur Kurti shkurt për Indeksonline.

Ndryshe, Mustafa para disa ditësh ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të takohet edhe me kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmeti.

“Gjatë kësaj jave do të takohemi me Kryetarin e Lëvisjes Vetëvendosje, z. Kurti për të bashkërenditur veprimet për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë aktuale dhe përmbysjen e Koalicionit PAN. Po ashtu, gjatë javës, do të ftoj edhe Kryetarin e PSD-së, z. Ahmeti të diskutojmë dhe të merremi vesh për veprime të përbashkëta”, ka shkruar Mustafa. /Indeksonline/