75 Mall Live Search
12:17 / E Hënë, 11 Mars 2019 / indeksADMonline

Rrëzimi i aeroplanit në Etiopi: Gjendet “kutia e zezë”, ajo është pjesërisht e dëmtuar

Kutia e zezë për fluturimin Etipopian Airlines 302, i cili u rrëzua të dielën në qytetin Bishoftu, është gjetur, raportojnë mediat e shtetit etiopian, transmeton Indeksonline.

Mirëpo, një burim nga kjo linjë ajrore ka konfirmuar se kutia e gjetur është pjesërisht e dëmtuar.

Linja Boeing është duke u përballur me pyetje të shumta pasi avioni u rrëzua vetëm gjashtë minuta pas ngritjes, duke vrarë të gjithë anëtarët në bord. /Indeksonline/