Rrëzimi i aeroplanit në Indi, zbulohen shtetësitë e pasagjerëve në bord

Një aeroplan me 242 pasagjerë në bord u rrëzua pranë aeroportit në Ahmedabad të Indisë.
Sipas mediave të huaja aeroplani u rrëzua ndërsa po ngrihej.
Raportohet se disa pasagjerë u panë duke u transportuar me barela dhe duke u marrë me autoambulanca.
Sipas policisë, aeroplani u rrëzua në një “zonë civile” jashtë një aeroporti.
Ndërkohë “Air India” deklaroi se një fluturim nga Ahmedabadi për në Londër Gatwick u “përfshi në një incident sot”.
Sipas BBC-së, në aeroplan ishin 169 shtetas të Indisë, 53 shtetas të Britanisë, një kanadez dhe 7 portugezë.
Të lënduarit janë duke u dërguar në spitalet më të afërta me aeroportin.