Rrëzimi i aeroplanit në Iran, tregohet identiteti i 176 udhëtarëve dhe, shkaktari që solli aksidentin

Tre britanikë dhe 73 kanadezë ishin në mesin e 176 personave që kanë gjetur vdekjen në një aeroplan udhëtarësh ukrainas i cili u rrëzua pranë Teheranit në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Sipas mediave të huaja, aeroplani Boeing 737 u rrëzua vetëm tre minuta pas ngritjes nga aeroporti ndërkombëtar “Imam Khomeini”, vetëm disa orë pasi Irani nisi një sulm raketor në bazat amerikane në Irak.
Duke cituar burime, mediumi i Ukrainës Obozrevatel raportoi se kishte 73 kanadezë, 71 iranianë, 15 ukrainas, tre britanikë dhe disa evropianë të tjerë në bordin e fluturimit për në Kyiv.
Sidoqoftë, Ambasada e Ukrainës, në Teheran, raportoi se përplasja ishte shkaktuar nga një dështim i motorit dhe jo nga terrorizmi.