09:26 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Rrëzimi i helikopterit të Bryanti, nis marrja e trupave nga vendi i ngjarjes

Trupat e viktimave të rrëzimit të helikopterit ku vdiq edhe basketbollisti Kobe Bryant dhe vajza e tij Gianna, e 7 të tjerë kanë filluar të hiqen nga vendi i ngjarjes.

Bryanti, kampion i pesë fishtë në NBA, i cili luajti për LA Lakersin gjatë karrierës së tij 20- vjeçare, konsiderohet gjerësisht si ndër lojtarët më të mëdhenj në historinë e basketbollit.

Teksa hetuesit vazhdojnë të pastrojnë vendin e përplasjes së helikopterit, njerëz të shumtë kanë përkujtuar tashmë Bryantin, transmeton Indeksonline.

Vendi ku edhe u rrëzua helikopteri është një terren i thyer dhe një kodër shumë e pjerrët. Bryanti, do të mbetet gjithmonë një nga basketbollistët më të dashur për të gjithë, duke përkujtuar angazhimin e tij fantastik./Indeksonline/