75 Mall Live Search
17:22 / E Shtunë, 18 Prill 2026 / MSH1

Rrëzimi i lisit në Prishtinë, s’ka të lënduar

Dy vetura sot janë dëmtuar në Prishtinë, pas rrëzimit të një lisi.

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Mal Gashi, ka konfirmuar se nuk ka të lënduar nga ky incident.

“Është rrëzuar një lis dhe ka rënë mbi dy vetura. Sipas informatave nuk ka njerëz te lënduar vetëm dëme të dy veturave. Ekipi i zjarrfikësve, ka bërë prerjen e lisit dhe largimin nga rruga. Rruga është e qarkullueshme” ka thënë Gashi.

Ende nuk dihet vlera e dëmëve.