15:08 / E Shtunë, 25 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Rreziqet nga Diabeti dhe trajtimi adekuat!

Diabeti është ç’rregullim kronik në të cilin organizmi nuk prodhon ose nuk reagon normalisht në insulinë dhe kështu shkaktohet rritja e nivelit të sheqerit në gjak.

Me kalimin e kohës kjo gjendje mund të sjellë probleme serioze shëndetësore, nëse nuk trajtohet.

Diabeti i patrajtuar mund të sjellë probleme me zemër, probleme me shikimin deri në vërbim, sëmundje te veshkave si dhe probleme tjera shëndetësore.

Predispozitë për t’u prekur nga diabeti kanë personat me trashëgimi familjare, personat me mbipeshë, personat që nuk kanë aktivitet fizik dhe ata që ushqehen pashëndetshëm.

Ekspertët thonë se trajtimi më i mirë i diabetit është regjimi në ushqim i njohur si regjimi higjienodietetik.

Medikamentet nuk janë të mjaftueshme nëse pacienti nuk kujdeset për ushqimin dhe aktivitetin fizik.

Në laboratorin e spitalit “Fati Im” ju mund të bëni analiza laboratorike që pasqyrojnë nivelin e sheqerit në gjak.

Për trajtimin e diabetit, në spitalin “Fati Im”, ju mirëpret endokrinologu Dr.Mentor Spahiu. 

SPITALI “FATI IM”, ATY KU MREKULLIA FILLON!