14:04 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

Rrëzohen mbajtëset e shkallëve te “1 Tetori”, reagon Shpend Ahmeti

Mbrëmë janë rrëzuar mbajtëset e shkallëve te “1 Tetori” në Prishtinë nga persona të panjohur.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar për këtë gjë duke thënë se në veprim i tillë është marri për këdo që e ka bërë.

Ndërsa, ai ka përgëzuar punëtorët që me mëngjes kanë rregulluar këtë dëm.

“Mbrëmë dikush kishte arritur me i rrëzuar mbajtëset në shkallët te 1 tetori. Ekipet e komunës në mëngjes rivendosen mbrojtëset. Goxha forcë duhet me i rrëzuar. Marre për vandalët e përgëzime për punëtorët”, ka thënë Ahmeti./Indeksonline/