14:15 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Rrëzohen pemët në lagjen Bregu i Diellit

Erërat e forta në Prishtinë kanë rrëzuar disa pemë te Banesat e Bardha në Bregun e Diellit.

Në një fotografi shihen pemët e rrëzuar për tokë nga era që ka kapluar kryeqytetin në orët e fundit.

Për këtë gjendje të motit ka reaguar edhe i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke u bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në hapësira të mbyllura.

“Për shkak të erërave të forta në Prishtinë lusim qytetarët të qëndrojnë në hapësira të mbyllura sa më shumë dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë qëndrimit në ambiente të hapura”, ka shkruar Ahmeti.

Për çdo emergjencë lajmërohuni në 080012233 ose 080012244