Rrëzohen raftet në një kompani në Fushë Kosovë, pëson një punëtor

Një rast i rëndë i lëndimit trupor ka ndodhur sot gjatë ditës në Fushë Kosovë.
Një punëtori, derisa ishte duke punuar në një nga kompanitë e qytetit, i janë rrëzuar mbi raftet me mall.
Sipas burimeve të Indeksonline, punëtori ka pësuar lëndime trupore.
Bëhet fjalë për thyerje të njërës dorë, njërës këmbë dhe kërcitje të eshtrave të shpinës.
Mësohet se viktima është dërguar për tretman mjekësor.
Indeksonline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes