17:25 / E Martë, 26 Janar 2021 / OSH

Rrëzohen shtyllat elektrike, mbesin pa energji elektrike vushtrriasit

Në fshatin Oshlan të komunës së Vushtrrisë mbrëmë janë rrëzuar disa shtylla elektrike pranë shkollës së fshatit, shkruan IndeksOnline.

Si pasojë e kësaj, banorët kanë thënë se kanë mbetur pa energji elektrike që nga mbrëmë.

Në bazë të disa fotografive në rrugë shihen disa shtylla të rrëzuara të energjisë elektrike që nga mbrëmë, pasi ende nuk janë rregulluar.

Banorët janë shprehur të indinjuar me mos rregullimin e shtyllave dhe thanë se ndjehen edhe të rrezikuar nga shtyllat që gjenden shumë afër rrugës./IndeksOnline/