75 Mall Live Search
08:29 / E Diele, 27 Korrik 2025 / Burim

Rrezohet autovinçi, vdes një person në Ferizaj

Një person ka vdekur pas lëndimeve të marra në vendin e punës në Ferizja.

Sipas njoftimit të policisë, dy persona derisa ishin duke punuar është rrezuar mjeti i punës, (autovinçi) dhe si pasojë të dy kanë pësuar lëndime, raporton IndeksOnline.  

“Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve, ndërsa rasti është në hetime. /IndeksOnline/