75 Mall Live Search
20:16 / E Mërkurë, 05 Nëntor 2025 / F.R

Rrëzohet avioni i mallrave në aeroportin Kentucky, 9 të vdekur dhe 11 të plagosur

Të paktën 9 persona humbën jetën kur një aeroplan mallrash i kompanisë së shpërndarjes UPS, u rrëzua teksa ngrihej në një aeroport në Kentucky.

Aeroplani u rrëzua rreth pasditen e së martës sipas kohës lokale, ndërsa po nisej për në Honolulu nga Aeroporti Ndërkombëtar Muhammad Ali i Louisville. (Luivill). Të paktën 11 persona të tjerë u plagosën dhe zyrtarët kanë paralajmëruar se ata kanë pësuar lëndime shumë të rënda dhe numri i viktimave mund të rritet.

Një hetim është duke u zhvilluar, por zyrtarët kanë thënë se është shumë herët për të thënë se çfarë e shkaktoi tragjedinë. Aeroplani mbante një sasi të madhe karburanti në bord kur u rrëzua dhe si pasojë shpërthyen flakë të mëdha.

Shpërthimi përfshiu të paktën dy biznese aty pranë, përfshirë një kompani riciklimi nafte. Shefi i zjarrfikësve tha se sasia e karburantit që u derdh në vendin e rrëzimit e bëri situatën shumë të rrezikshme.

Objekti më i madh i menaxhimit të pakove i UPS është në Louisville dhe qendra punëson mijëra punëtorë dhe ka 300 fluturime ditore.