75 Mall Live Search
09:45 / E Hënë, 21 Mars 2022 / MSH

Rrëzohet avioni me 133 pasagjerë

Një avion Boeing 737 është rrezuar në provincën Guangxi të Kinës.

Sipas raporteve, dyshohet se në avion kanë qenë 133 pasagjerë.

Aeroplani është rrëzuar në një zonë malore, duke shkaktuar kështu një zjarr në pyjet përreth, shkruan BBC.

Fluturimi MU5735 ishte destinuar për në Guangzhou.

Akoma nuk dihen pasojat e këtij aksidenti.