75 Mall Live Search
09:44 / E Mërkurë, 29 Janar 2025 / L K

Rrëzohet avioni më i shtrenjtë në historinë e ushtrisë amerikane (Pamje)

Një pilot i Forcave Ajrore të SHBA-së shpëtoi i sigurt pasi një avion luftarak F-35 u rrëzua gjatë një misioni stërvitor në bazën e forcave ajrore “Eielson” në Alaska të martën,

Avioni u rrëzua gjatë fazës së uljes së fluturimit, ndërsa piloti arriti të shpëtonte pasi u hodh paraprakisht me parashut.

F-35, një gur themeli i flotës së ushtrisë amerikane, vlerësohet për aftësitë e tij të përparuara të fshehta dhe luftarake dhe u shërben Forcave Ajrore, Marinës dhe Trupave Detare.

F35 është avioni më i shtrenjtë në historinë e ushtrisë amerikane./Indeksonline/