75 Mall Live Search
18:13 / E Hënë, 23 Mars 2026 / F.R

Rrëzohet avioni ushtarak në Kolumbi, ende nuk dihet numri i viktimave

Një avion transporti ushtarak në Kolumbi është rrëzuar gjatë ngritjes në jug të vendit.

Lajmi u konfirmua nga ministri i Mbrojtjes, Pedro Sanchez.

Sipas tij, njësitë ushtarake kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa ende nuk dihet numri i viktimave apo shkaqet e aksidentit.

Avioni i përfshirë në incident ishte një C-130 Hercules dhe aksidenti ndodhi në zonën e Puerto Leguízamo, pranë kufirit me Peru.

Ministri Sanchez u ka shprehur ngushëllimet familjeve të të prekurve, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vijim.