Rrëzohet një avion ushtarak në Pakistan, raportohet për viktima

Një avion luftarak i forcave ajrore pakistaneze është rrëzuar mëngjesin e së mërkurës në afërsi të kryeqytetit, Islamabad.
Sipas një zëdhënësi të ushtrisë pakistaneze, është ende i paqartë numri i viktimave, ndërkohë që kanë nisur hetimet për gjetjen e shkaqeve të rrëzimit të avionit. /IndeksOnline/