Rrëzohet derisa pastronte shtëpinë në Lipjan, gruaja merr lëndime të rënda

Dje rreth orës 14:00 në fshatin Qallapek të Lipjanit ka ndodhur një lëndim i rëndë trupor.
Një femër kosovare e cila ishte duke pastruar shtëpinë e saj, dyshohet se është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Viktima është dërguar në tretman mjekësor, njofton PK në raportin 24 orësh.
Rasti duke u hetuar nga Policia e Kosovës./Indeksonline/