75 Mall Live Search
17:01 / E Mërkurë, 27 Mars 2019 / indeksADMonline

Rrëzohet helikopteri i Ministrisë së Mbrojtjes në këtë shtet, ishin 13 persona në bord

Helikopteri Mi-8 i Ministrisë së Mbrojtjes të Kazakistanit është rrëzuar dhe djegur plotësisht në rajonin e Kyzylorda.

Rrethanat e rrëzimit po sqarohen, ka thënë zëdhënësi i Komisionit të Emergjencave të Kazakistanit, Nursultan Nurakhmetov.

Ministria e Mbrojtjes e Kazakistanit në një deklaratë ka bërë të ditur se ishin 13 persona në bord.

Nuk dihet ende për fatin e këtyre personave, por gjasat për shpëtim thuhet se janë të vogla. /Indeksonline/