Rrëzohet helikopteri ushtarak izraelit, vdesin dy pilotë

Dy pilotë vdiqën në një përplasje në brigjet e Izraelit verior gjatë një seance stërvitore, njoftoi ushtria.
Një përplasje e helikopterit ushtarak izraelit vrau dy pilotë dhe plagosi një anëtar të tretë të ekuipazhit, thanë Forcat Mbrojtëse të Izraelit.
Anëtari i tretë në bord është evakuuar në një spital, pohuan autoritetet ushtarake.
Nuk dihet shkaku i rrëzimit ndërsa helikopteri detar i Forcave Ajrore izraelite Atalef ndërsa incidenti ndodhi në detin Mesdhe në brigjet e qytetit verior izraelit të Haifës.
Ekipet e shpëtimit, duke përfshirë Njësinë e Misioneve Nënujore të Forcave Speciale të Izraelit, u vendosën menjëherë në vend. Megjithatë, ata nuk mundën të shpëtonin dy pilotët të cilët u deklaruan të vdekur në vendngjarje.
Anëtari tjetër i ekuipazhit është dërguar në spital dhe po merr tretmanin mjekësor.
2 IDF officers were killed and 1 moderately injured when an IAF maritime helicopter crashed into the Mediterranean Sea off the coast of Haifa during a training flight last night.
— Israel Defense Forces (@IDF) January 3, 2022
We send our heartfelt condolences to the families of the two pilots who lost their lives.