75 Mall Live Search
19:20 / E Hënë, 08 Shtator 2025 / BA

Rrëzohet kryeministri francez, Bayrou humb votëbesimin

Kryeministri francez François Bayrou ka humbur votëbesimin që kërkoi në qeverinë e tij.

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar me 364 vota pro dhe 194 kundër për ta shkarkuar atë nga detyra dhe për të rrëzuar qeverinë e tij të pakicës.

25 deputetë të tjerë abstenuan.

Francois Bayrou tani duhet t’i paraqesë Emmanuel Macron dorëheqjen e qeverisë së tij, gjë që sipas mediave franceze do ta bëjë nesër në mëngjes.