Rrëzohet lisi në Dardani, raportohet për disa vetura të dëmtuara

Në lagjen Dardania të Prishtinës, përkatësisht në rrugën “ Ilaz Kodra” , rreth orës 22.30 nga moti i ligë është rrëzuar një lis.
Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes. Sipas informacioneve mësohet se në këtë rast nuk rapotohet për të lënduar në njerëz por janë dëmtuar disa vetura.
Si rezultat i dëmeve, edhe hyrja në parkingun e lagjes, është bllokuar.Mbi rastin janë në dijeni edhe autoritetet policore të vendit dhe zjarrëfikësit./Indeksonline/