75 Mall Live Search
00:03 / E Mërkurë, 16 Prill 2025 / L A

Rrëzohet në fushën e lojës, ndërron jetë futbollisti nga Shqipëria

Një tragjedi ka ndodhur gjatë ndeshjes së vlefshme për gjysmëfinalet e kampionatit të futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League Albania”, FC Dajti-FC Luminesen në Shtëpinë e Futbollit.

Futbollisti i FC Dajtit, Bledar Hajdari, ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është rrëzuar në fushën e lojës.

Po për fat të keq, pavarësisht asistencës mjekësore dhe të gjitha përpjekjeve për ta rikthyer në jetë, futbollisti ka ndërruar jetë.

Futbollisti ishte vetëm 28-vjeçar./IndeksOnline/