Rrëzohet nga lartësia, duke ikur nga 2 persona, në Prizren

Dje në Prizren në orët e pasdites është raportuar një rast i lëndimit të rëndë, transmeton IndeksOnline.
Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, dy persona derisa po e ndiqnin një tjetër, kanë bërë që ky i fundit gjatë ikjes të biente nga një lartësi duke pësuar kështu lëndime të rënda trupore.
“I dyshuari i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa të të arrestuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thekson policia në raportin 24-orësh.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kolë Jakova”, në Prizren./IndeksOnline/