Rrëzohet nga motoçikleta, një i lënduar në Gjakovë

Një person është lënduar sot në një aksident trafiku të ndodhur, në Gjakovë.
Lexuesit e IndeksOnlinet kanë dërguar video nga ky aksident ku shihet një motoçikletë e rrëzuar në asfalt dhe pak metra më larg edhe personi i lënduar.
Qytetarët i kanë dhënë ndihmën e parë të lënduarit, ndërsa vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësitet përkatëse të policisë./IndeksOnline/