16:33 / E Premte, 31 Maj 2019 / indeksADMonline

Rrëzohet nga ndërtesa, vdes një punëtor në Prishtinë

Një 38 vjeçar me inicialet N.E ka vdekur pasi është rrëzuar nga skelet e një ndërtesë ku edhe punonte, njofton Indeksonline.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së sektorit privat .

Ai ka bërë të ditur se i ndjeri është nga fshati Subofc i komunës së Podujevës.

“Para gjysmë ore mora informatën se një punëtor ka ndërruar jetë. Ai është 38 vjeçar, djalë hastreti nga fshati Sufovc i komunë së Podujevës. Ai është rrëzuar nga skelet e një ndërtese ku edhe ishte duke punuar”, ka thënë Azemi. /Indeksonline/